Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për Fatmir Demirin i akuzuar për vrasjen e 61-vjeçarit Dorian Latollari.
37-vjeçari e qëlloi viktimën me sende të forta dhe grushte, pas një konflikti për pronën.
Ngjarja ka ndodhur më 26 gusht në kryeqytet në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, pranë prokurorisë së Tiranës.
Autori Fatmir Demiri, një ish-ushtarak, ishte i dënuar më parë për dezertim.





