Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku dy persona që po ndiznin pompën e ujit i ka zënë gazi dhe kanë rënë në pus.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rromës, ku babë e bir,  53 vjeç dhe 23 vjeç janë asfiksuar teksa po rregullonin pompën e ujit.

Mësohet se ka qenë një fëmijë i vogël që ka konstatuar se dy të rriturit kishin ngelur në pus dhe menjëherë ka thirrur familjarët.

Ata janë transportuar me urgjencë drejt spitalit ndërsa raportohet që fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.