Rei Manaj është një nga emrat më të lakuar sa i përket merkatos në kampionatin turk. Sulmuesi shqiptar la pas sezonin më të mirë të karrierës së tij dhe golat e shënuar janë kartëvizita që i duhet për të siguruar një transferim këtë verë. Vetë trajneri i Sivasporit ka konfirmuar se skuadra nga Franca, Italia dhe Katari kanë shprehur dëshirën për të blerë kartonin e 27-vjeçarit. Ndërkohë, sipas gazetarit Abdullah Jigit, një tjetër ofertë ka mbërritur në zyrën e klubit turk. Gazetari në fjalë nuk zbulon emrin e ekipit, por bën me dije se bëhet fjalë për një klub europian. Oferta kap vlerën e 9 milionë eurove, megjithëse drejtuesit e Sivasporit dëshirojnë 15 milionë euro për të lënë të lirë Manajn. Mbetet për t’u parë nëse palët do të gjejnë gjuhën e përbashkët.
Rei Manajn e duan në Europë, mbërrin oferta prej 9 milionë eurosh
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Tragjedia në Itali/ Familja shqiptare kishte pak muaj që kishin hyrë në banesën e re, babai punonte në një kompanie, djali elektricist
Pas motit të keq, operacionet portuale i rikthehen normalitetit
Pas motit të keq, ja si paraqitet sot situata në portin e Durrësit (VIDEO)
“Nga ‘bomba e shtëpisë’ te ‘negativi’”/ Stelina flet për banorët e ‘BBV 5’





