Një mik i madh i shqiptarëve vjen sot në Tiranë.

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu, do të nderohet në një ceremoni të posaçme, me “Çelësin e Qytetit” nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj shkruan se mezi pret të takojë një mik të mirë të qytetit të Tiranës, si ish-ambasadori Arvizu.

“Mezi pres të ritakoj sot një mik të mirë të qytetit tonë, ambasadorin Alexander Arvizu, për ta nderuar pas pak me “Çelësin e Qytetit”, si një qytetar i nderuar i Tiranës. Mirë se vjen në shtëpi, Alex”, shkruan Veliaj.

Mësohet se ceremonia do të zhvillohet rreth orës 11:00 në Bashkinë e Tiranës.