Ka nisur protesta e 16 para bashkisë së Tiranës.

Ashtu siç ishte paralajmëruan edhe javën e kaluar gjatë protestës kombëtare të 11 korrikut, qytetarët janë mbledhur edhe sot para bashkisë në orën 11:00.

Kjo porotestë ashtu siç edhe protestat e radhës kanë si qëllim që kryebashkiaku Erion Veliaj të largohet nga detyra pas zbardhjes së dosjes “5D”. Qytetarët janë mbledhur para godinës ndërsa policia ka krijuar një korodon rreth saj.