Rrëzimi i kërkesës së opozitës për mocion me debat në lidhje me gjetjet e OLAF për abuzimet në Shqipëri me fondet e BE-së për bujqësinë ka ngjallur diskutim në seancë plenare.  

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka kërkuar që të diskutohet për mekanzimat që duhen ngritur që një gjë e tillë mos të ndodhë në të ardhmen dhe që të zhbllokohen fondet e BE-së për sektorin e bujqësisë. 

“Bazuar mbi gjetjet e OLAF që në kundërshtim me ata që thotë Çuçi, nuk është e vërtetë që ka një raport për të gjithë vendet. Ka vetëm një raport dhe njoftim për Poloninë dhe Shqipërinë se asnjë vend tjetër i rajonit dhe asnjë vend tjetër i BE-së nuk e ka kryer këtë vjedhje. Ne kërkojmë të bëjmë një debat se si mund të ngremë mekanizma për ta parandaluar në të ardhmen. SPAK është duke e kryer procesin këtu në Shqipëri. Kërkojmë që të bëjmë debat. 

Nuk e pranoj që gjetjet e OLAF të konsiderohen shpifje. Propozimi im është që bazuar pikërisht në këtë propozim, të mos diskutojmë raportin e OLAF që ka 1 vit që e ka marrë qeveria shqiptare, por të diskutojmë mekanizmat që ta parandalojmë në të ardhmen që këto fonde t’i vendosen në dispozicion. Propozoj që njoftimin që bëtë, ta disktojmë dhe njëherë. Ne duam të diskutojmë se çfarë masash do të merren, mekanzimash do të ngrihen, që mund të prandalojnë këtë vjedhje më të madhen siç thotë OLAF, me fondet e BE-së jashtë BE-së”,-tha Tabaku.