Nëse ka një emër që ka lënë gjurmë në Europianin e fundit, ai është ylli i Spanjës dhe i Barcelonës, Lamine Jamal.

Spanjolli, i cili mbushi 17 vjeç vetëm pak ditë më parë (një ditë larg finales së “Euro 2024”), ka qenë një nga figurat e Spanjës kur bëhet fjalë për fitimin e titullit të katërt Europian dhe pas përfundimit të turneut, ai ka qenë një nga lojtarët që ka përmirësuar së tepërmi vlerën e tij në tregun e futbollistëve.

Portali i specializuar për vlerat e tregut të lojtarëve, “Transfermarkt” ka përditësuar vlerat e futbollistëve që kanë luajtur në këtë kompeticion. Fituesi më i madh me rivlerësimin e bërë është Lamine Jamal. 

Sulmuesi spanjoll mbledh 30 milionë euro me një goditje, për ta çuar vlerën e tij në 120 milionë euro.

Ai është fëmija i artë. Pa harruar këtu se kjo është vlerë e përllogaritur, pasi kujtojmë se gjatë Europianit, Paris SG-ja u raportua se ishte gati të paguante deri në 250 milionë euro për shërbimet e tij, ofertë kjo e refuzuar nga Barcelona.

Me këtë promovim, ai gjithashtu bëhet lojtari më i vlefshëm i Barçës, duke kaluar 90 milionët e Gavit.

Ai nuk është lojtari më i vlefshëm në Spanjë, pasi Rodri vazhdon të rritet dhe vlera e re prej 10 milionësh, tashmë arrin në 130, për të qenë kreu i “La Roja”-s. Lojtari i dytë më i vlerësuar në turne ishte ylli i Madridit, Arda Gyler. 

Turqia e tij arriti në çerekfinale, me atë si protagonist, gjë që i ka lejuar atij të rrisë vlerën e vet në treg me 15 milionë euro dhe tashmë ai arrijnë në 45 milionë euro.

Kujtoi se Madridi pagoi më pak për nënshkrimin e tij, sesa ajo që ai tashmë vlen. Podiumi plotësohet nga mbrojtësi i Italisë, Kalafiori.

Ai ka qenë një tjetër nga zbulimet e këtij Europiani dhe rriti vlerën e tij njësoj si Gyler, me 15 milionë për të arritur në total 45 milionë euro.

Janë edhe dy lojtarë të tjerë spanjollë që kanë arritur të përmirësohen, Kukureja dhe Fabian, të dy futbollistë, kanë arritur të rrisin vlerën e tyre me nga 5 milionë euro.