Anglia është ende në kërkim të një trajneri për të zëvendësuarin Gareth Southgate, i cili nuk arriti dot të shpallte “Tre Luanët” kampionë Europe, edhe pse i çoi deri në finale.

Teksa emrat në listë shtohen, duke se një tjetër trajner i njohur kërkon stolin e Anglisë. Bëhet fjalë për ish-teknikun e Gjermanisë, Joachim Low.

64-vjeçari, i cili shpalli “Panzerat” kampionë Bote në vitin 2014 është i papunë që nga vera e 2021-shit, pikërisht pas eliminimit të Gjermanisë nga Anglia në Europianin e kaluar.

Ai duket se është i gatshëm që të flasë me Federatën Angleze, por kjo e fundit ende dëshiron Jurgen Klopp ose Pep Guardiola.

Gjithsesi duket se FA po merr kohë për të vendosur sa i përket trajnerit të ri, i cili duhet të jetë në stol për sfidat e Ligës së Kombeve që fillojnë në shtator.