Mbiemri Bellingham është një nga më të dëgjuarit vitin e fundit në botën e futbollit.

Megjithatë tani nuk bëhet fjalë për yllin e Real Madrid Jude, por për vëllanë e tij të vogël Jobe.

Jobe Bellingham ka marrë një sërë ofertash tunduese merkaton e kësaj vere nga disa prej klubeve me të mëdha në Europë dhe duket se tashmë 18-vjeçari e ka marrë një vendim për të ardhmen e tij.

Mesfushori, i cili shënoi 7 gola dhe dhuroi një asist me Sunderland sezonin e fundit në Championship, nuk ka ndërmend që të ndryshojë ambient.

Jobe ka vendosur që të zhvillohet më tej te Sunderland, për t’u transferuar në një klub më të madh në një moment të dytë.