Inter ka kthyer fokusin nga sulmuesi i Juventus-it, Federico Chiesa, me të cilin po planifikon të arrijë një marrëveshje për vitin e ardhshëm.
26-vjeçari ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me “bardhezinjtë” dhe nuk ka pranuar ende të rinovojë, për shkak të mosmarrëveshjeve për pagën dhe afatin e kontratës së re.
Aktualisht Inter-i po monitoron nga afër situatën e Chiesa-s, pasi po planifikon një transferim të mundshëm me parametra zero verën e ardhshme.
Për momentin, nuk ka asnjë ofertë për 26-vjeçarin, i cili po shqyrton mundësitë nga jashtë, kështu që ka ende çdo mundësi që ai të mos gjejë një shtëpi të re këtë verë.