Pas dorëheqjes  së presidentit të SHBA Joe Biden kandidimi për president të SHBA, tashmë në garë me Donald Trump do të jetë Kamala Harris.

Por, kush i ka më shumë shancet për tu zgjedhur president i SHBA mes Harris dhe Trump?

Për ish- ambasadorin Agim Nesho, i ftuar në një emision televiziv, ai tha se më shumë shance për të fituar i ka Donald Trump.

Sipas tij, Harris është kritikuar se nuk ka eksperiencë të madhe në politikë dhe s’ka qenë shumë aktive.

“Shancet janë që Trump mund të fitoj dhe në sondazhe në Amerikë thuhet se Trump mund të jetë fitues. Sondazhet janë të pagabueshme sepse njerëzit tregojnë të vërtetën atë që mendojnë.

Harris e shohin si një kandidate më të re në moshë, por këto nuk mjaftojnë për të qenë presidente e SHBA. Trump vjen me një doktrinë që ka transformuar Partinë Republikane sepse tani kjo parti është bërë plotësisht partia e Trump.

Harris është kritikuar se nuk ka eksperiencë të madhe, ka një veprimtari të vogël në arenën ndërkombëtare dhe s’ka qenë shumë aktive”, tha ai.