Deputeti i PS Damian Gjiknuri teksa foli për Kodin Zgjedhor tha se tashmë është arritur një zgjidhje për votën e Diasporës dhe se votimi do të bëhet me postë.

Gjiknuri tha se projekti përcakton që çdo shtetas shqiptar jeton për një kohë të gjatë jashtë vendin do të mund të regjistrohet dhe të votojë në zgjedhjet e 2025. Sipas tij, dokumentacioni i regjistrimit do të përmbajë çdo informacion të nevojshëm dhe gjithçka do të ndërtohet nëpërmjet një platforme elektronike.

“Vështirësitë që ka pasur opozita në artikulimin e qëndrimeve të saj në mënyrë të artikuluara, por jemi me një produkt të dakortësuar duke shënuar një hap të rëndësishëm. Paketa ligjore që miratojmë sot zgjidh të gjitha boshllëqet. Projekti përcakton që çdo shtetas shqiptar jeton për një kohë të gjatë jashtë vendin do të mund të regjistrohet dhe të votojë në zgjedhjet e 2025. Dokumentacioni i regjistrimit do të përmbajë çdo informacion të nevojshëm dhe gjithçka do të ndërtohet nëpërmjet një platforme elektronike. Ky proces mundëson integritetin e të dhënave”, tha ai.