Berat Gjimshitin e duan në Katar.

Al-Rayyan ka piketuar kapitenin e kombëtares shqiptare si përforcimin e duhur për repartin e mbrojtjes.

Arabët kanë gati një kontratë 3-vjeçare për 31-vjeçarin nga Lugina, duke i ofruar dyfishin e pagës sezonale që përfiton tek Atalanta.

Një propozim që e tundon jo pak Gjimshitin, ndërkohë që fituesit e Europa League kërkojnë rreth 15 mln euro për kartonin e tij. 

Nëse rast se mbrojtësi shqiptar vendos të pranojë milionat nga Katari, atëherë klubi nga Bergamo e ka gati zëvendësuesin.

Bëhet fjalë për Kevin Danson, 25-vjeçarin e kombëtares austriake që aktivizohet në Ligue 1 me Lensin.

Rreth 25 mln euro duan francezët për kartonin e Dansos, ndërkohë që oferta e Atalantës shkon deri në 20 mln euro.

Bisedimet mes palëve vazhdojnë, teksa drejtuesit zikaltër mbetën në pritje të vendimit që do të marrë Gjimshiti.