Vendi ynë gjatë kësaj fundjave do të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Zonat bregdetare dhe Ultësira Perëndimore do të jenë në dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, ndërsa në zonat malore vranësirat, në orët e mesditës, pritet të krijojnë mundësinë e reshjeve të pakta dhe të izoluara të shiut po në zonat veriore.

Ndërsa dita e dielë mbetet në mbizotërimin e kthjellimeve në pjesën më të madhe të territorit shqiptar.

Sa i përket vlerave termike pritet të ketë një rritje të ndjeshme të tyre duke bërë që maksimumet në Ultësirën Perëndimore të shkojnë deri në 35 gradë Celsius, ndërsa vlerat minimale në zonat malore pritet të regjistrohen deri në 12 gradë celsius.