Trageti i linjës Ankona-Durrës që është nisur nga Italia në orën 19:00 ka mbërritur me dy orë vonesë ditën e sotme në portin Durrësit për arsye se një nga pasagjerët ka pësuar arrest kardiak. Ndihma e parë pasagjerit i është dhënë në bordin e tragetit
Në këto kushte trageti ka ndaluar në afërsi të ishujve kroatë dhe ka pritur një helikopter të ndërhyrjes së shpejtë italiane i cili e ka marrë 44-vjeçarin dhe e ka dërguar në spital në Itali.
Mësohet se viktima është Nik Zogu 44-vjeç banues në qytetin e Durrësit me profesion shofer i një kamioni.





