Berat Gjimshiti vazhdon të jetë i pavendosur nëse duhet të braktisë futbollin europian për të përfituar financiarisht shifra të çmendura, apo nëse do të vazhdojë të luajë te Atalanta, ku është kthyer në një nga liderët e bergamaskëve që do të përfaqësohen edhe në Ligën e Kampioneve. Është një nga futbollistët kyç të Atalantës, por një interesim nga Katari mund ta tundojë Berat Gjimshitin.Ekipi i Al Rayyan është i gatshëm t’i ofrojë mbrojtësit shqiptar një kontratë 3-vjeçare, me një pagesë prej 4 milionë eurosh në sezon, sipas mediave italiane. Megjithatë, 31-vjeçari thuhet se ende nuk ka marrë një vendim. Gjimshiti është pjesë e Atalanta që në 2016, duke u huazuar vetëm për një sezon, e duke luajtur 240 ndeshje, me 8 gola të shënuar e 8 asiste.
Klubi nga Katari i ofron Berat Gjimshitit 4 milionë euro në sezon
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës, ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero
Durrës, qendra e studinit “EduCare by Keit’s Zone” hap regjistrimet. Matoshi: Ju ftojmë të na bashkoheni
Tashmë zyrtare, Mbreti Charles III i thotë lamtumirë Pallatit Buckingham! Ja pse nuk do të jetë më rezidenca e familjes mbretërore
Durrës, qendra e studinit “EduCare by Keit’s Zone” hap regjistrimet. Matoshi: Ju ftojmë të na bashkoheni (VIDEO)





