Ambasada Gjermane në Tiranë ka dhënë detaje për vendimin e Qeverisë Federale për të hequr të gjitha kufizimet e udhëtimeve hyrëse për personat rezidentë në Shqipëri me efekt që nga dita e dielë, 20 qershor.

Ambasada bën e dije se për udhëtimet hyrëse me rrugë ajrore, është e domosdoshme një dëshmi e testit anti-Covid, një dokument që provon shërimin apo vaksinimin.

“Heqja e kufizimeve të udhëtimeve hyrëse nga Shqipëria në Gjermani

Qeveria Federale ka hequr të gjitha kufizimet e udhëtimeve hyrëse për personat rezidentë në Shqipëri me efekt që nga dita e dielë, 20 qershor, ora 0:00 CET. Që nga kjo datë, udhëtimi për në Gjermani i personave rezidentë në Shqipëri, lejohet përsëri për të gjitha qëllimet e udhëtimit. Për udhëtimet hyrëse me rrugë ajrore , është e domosdoshme një dëshmi e testit, një dokument që provon shërimin apo vaksinimin. Ju mund të gjeni më shumë informacione dhe linqe në faqen tonë të internetit: https://tirana.diplo.de/al-de/aktuelles/-/2365220″, shkruhet në postimin në Facebook.