Jashtë dyerve të gjykatës, avokati Maks Haxhia ka komentuar vendimin e Apelit të Posaçëm për të dënuar me burg Arbër Çekajn, Donaldo Lushajn dhe Armando Pezakun për trafikun e 613 kg kokainë të kapur në Maminas në vitin 2018.

Haxhia u shpreh se gjykata dënoi një njeri pa asnjë provë, ndërsa tha se ky institucion është kthyer në notere të prokurorisë, ku nuk i dha as të drejtë të mbrohej në konkluzionet përfundimtare Çekajt.

“Është për të ardhur keq që kjo gjykatë është kthyer në një gjykatë noterë të prokurorisë. Është për të ardhur keq që perspektiva e mbrojtjes së të drejtave të njeriut shkelet me të dyja këmbët, një gjykatë që s’ma lejon edukata, por që meritojnë çdo lloj etiketimi. Dënoi një njeri pa asnjë provë, madje nuk i dha as të drejtë të mbrohej në konkluzionet përfundimtare. Nuk e la të fliste. Prandaj dhe Arbëe Çekaj solli me shkrim të gjithë mbrojtjen e tij“, tha avokati.