Koncerti i Adele në Mynih duket se nuk ka qenë i organizuar shumë mirë. Një pjesë e madhe e fansave të këngëtares janë ankuar në rrjetet sociale se ishin të pakënaqur duke thënë se ata paguan deri në 350 £ (408 €) për një biletë dhe duhej të qëndronin në këmbë.

Në të vërtetë, pjesëmarrësit të cilët dëshironin të ishin sa më afër këngëtares së tyre të preferuar, nuk mund të shihnin asgjë sepse para tyre qëndronin njerëzit. 

Një video po bën xhiron e rrjetit në Tik Tok, e cila është parë 1.5 milionë herë dhe tregon fansat që qëndrojnë në karrige për të kapur një pamje.

@annabel_imhof #adele #b5 #view #munich #adeleaccess ♬ Funny video "Carmen Prelude" Arranging weakness(836530) – yo suzuki(akisai)