E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy VanHorn zhvilloi ditën e sotme një takim me Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Përmes një postimi Ambasada Amerikane bëri të ditur se në takim u diskutua çuarja përpara e interesave të përbashkëta dhe zgjerimi i bashkëpunimit dypalësh.

VanHorn shprehu mirënjohjen në emër të Qeverisë së SHBA për mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë në nismat rajonale të sigurisë dhe rikonfirmoi partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Postimi i Ambasadës së SHBA:

E ngarkuara me punë Nancy VanHorn u takua sot me Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, për të diskutuar çuarjen përpara të interesave të përbashkëta dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh. Znj. VanHorn shprehu mirënjohjen në emër të Qeverisë së SHBA për mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë në nismat rajonale të sigurisë dhe rikonfirmoi partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.