Një aksident i trefishtë është shënuar ditën e sotme në hyrje të qytetit të Pogradecit.

Mësohet se një automjet ka përplasur dy mjete të tjera të parkuara, për pasojë janë regjistruar vetëm dëme materiale, ndërsa drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në mjet kanë marrë ndihmë mjekësore dhe janë larguar nga spitali.

Polica dhe grupi hetimor  ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.