Hakan Calhanoglu mendon se Lautaro Martinez e meriton ta fitojë Topin e Artë.

Mesfushori i Interit, thotë se argjentinasi ka bërë një super sezon. 

“Unë shpresoj që Martinez ta fitoj Topin e Artë. Ne jemi të gjithë me Lautaron, ai di të menaxhojë shokët e tij, shënon dhe bën gjithmonë diçka të re: ai e meritoi rinovimin me Interin”, u shpreh Calhanoglu.

Sa i përket merkatos, turku u shpreh se kurrë nuk e çoi ndërmend të largohej nga Interi pavarësisht zërave të ndryshëm.

“Unë jam një person që nuk flas shumë, më pëlqen të punoj më shumë se çdo gjë. Në këto tre vite kam gjetur shokë dhe tifozë të jashtëzakonshëm, jam rritur falë tyre. Nuk kam menduar kurrë të largohem nga Interi, thashetheme pati, por nuk fola dhe vazhdova të punoj”, tha turku.