Durrësi është zgjuar këtë të enjte nën “pushtetin” e mjegullës.
Ndërsa qytetarët nxitojnë për të nisur ditën, sot janë përballur me fenomenin e rrallë.
Mjegulla është shpërndarë ngado në rrugët e qytetit bregdetar, duke krijuar një atmosferë ndryshe.
Sipas MeteoAlb, vendi do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm.
Ndërsa gjatë mesditës pritet të ketë rebeshe shiu por me intervale të shkurta.





