Është përmbyllur protesta e opozitës përpara Bashkisë së Tiranës.

Përfaqësuesit e opozitës, edhe gjatë protestës së sotme hodhën akuza në drejtim të kryebashkiakut Veliaj, duke e akuzuar si të korruptuar. Organizatorët thanë se protesta e radhës do të mbahet të enjten, ora 11:00, datë 22.08.2024.

11:29 – Ka nisur protesta e opozitës, e 21 në radhë, që po mbahet para Bashkisë së Tiranës. Edhe ky tubim ka nisur me akuza në drejtim të këtij institucioni, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliajt.

Siç shihet nga pamjet, në protestë ka prani të vogël të numrit të efektivëve, krahasuar me herë te kaluara.

I pari që mori fjalën ishte Dorian Teliti dhe më pas vijuan të tjera fjalime.