Milani forcohet me Youssuf Fofana. Afrimi i fundit ka sjellë efektet e dëshiruara, me Monacon që i thotë po shitjes së mesfushorit francez, i cili është ndjekur prej muajsh. 

Dy klubet tashmë kanë shkëmbyer dokumentet e një marrëveshjeje që do t’i bëjë kuqezinjtë të paguajnë një shumë fikse prej rreth 20 milionë euro plus 5 bonuse në arkën franceze.

Vullneti i futbollistit, i cili prej kohësh është në marrëveshje me Milanin, është thelbësor: 25-vjeçari u rezistoi edhe sirenave të Manchester United dhe Atletico Madrid, gati për t’i ofruar shuma më të mëdha klubit të Principatës. 

Fofana do të mbërrijë në Milano të premten vonë pasdite: mëngjesin e së shtunës vizitat mjekësore dhe më pas nënshkrimi i kontratës deri në vitin 2028, në mbrëmje prezantimi para tifozëve para ndeshjes debutuese të Milanit kundër Torinos.

I lindur në vitin 1999, Fofana e priti vërtet Milanin: pas Kampionatit Evropian me Francën u ribashkua fizikisht me Monacon pa qenë realisht në planet e trajnerit Adolf Hutter. 

Në fakt, nuk ishte rastësi që mesfushori u përjashtua nga trofeu i fundit Gamper i fituar 3-0 nga skuadra franceze ndaj Barcelonës së Hansi Flick. 

Të martën e kaluar, Fonseca konfirmoi publikisht synimin e klubit për të afruar ish-lojtarin e Strasburgut, një objektiv prioritar për t’i dhënë balancë Milanit të ri.

I vlerësuar fillimisht në 35 milionë euro, Fofana sezonin e kaluar bëri 35 paraqitje në të gjitha garat me bardhekuqtë me 4 gola. 

Prandaj çmimi i lartë pavarësisht kontratës së vetme njëvjeçare (skadon në 2025).