Kryeministri Edi Rama ka publikuar paraditen e sotme (16 gusht) pamje nga lumi Buna, të cilën e cilëson parajsë të fshehur.

Rama shkruan se vetëm pak kilometra nga Shkodra, vendas e të huaj bashkohen falë Shqipërisë së Rilindur Turistike që po josh vizitorë në çdo anë e cep të saj.

Postimi i kryeministrit:

MIRËMËNGJES

dhe me këtë copë parajse të fshehur në lumin Buna, vetëm pak kilometra nga Shkodra, ku natyra shijohet në një tjetër përmasë për të krijuar emocione krejt të veçanta gjatë këtyre ditëve të gushtit, e ku vendas e turistë të huaj bashkohen falë Shqipërisë së Rilindur Turistike që po josh vizitorë në çdo anë e cep të saj, ju uroj ditë të qetë.