Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga Pogradeci tha se aksioni opozitar do të vazhdojë,  për të larguar këtë regjim, që siç tha ai është tërësisht i kalbur.

Nga takimi me strukturat drejtuese në Pogradec, Meta foli edhe për bashkëpunimin me aleatët, për të cilët tha se PL është e hapur me qëllim për t’u përballur me qeverinë.

Meta u shpreh gjithashtu se duhet një organizim më i mirë i opozitës.

“Ne kemi qenë në fushatë bashkë me aleatët tanë, sot kemi një takim me strukturat e Partisë së Lirisë dhe është normale të jemi së bashku. Kemi qenë dhe jemi të hapur për bashkëpunim opozitar për tu përballur me këtë regjim. PL ka qenë dhe mbetet  në krye të opozitarizmit të vërtetë.

Aksioni do të vazhdojë. Ky është një regjim tërësisht i kalbur, i cili me një organizim më të mirë të opozitës dhe do të shkojë atje ku e meriton”, tha Meta.