“Asgjë nuk justifikon faktin se sot Shqipëria nga Europa merr shembujt më të këqinj, nga legalizimi i kanabisit e deri te importi i mbetjeve”, shkruan Jorida Tabaku, deputete e PD-së, në një postim në rrjetet sociale, ndërsa shprehet se teksa shpenzimet për instalacionet e korrupsionit në Tiranë, Fier dhe Elbasan rriten vit pas viti, qeveria ka kthyer sërish vëmendjen drejt menaxhimit të mbetjeve. 

Tabaku thekson se asgjë nuk justifikon faktin se sot Shqipëria nga Europa merr shembujt më të këqinj, nga legalizimi i kanabisit e deri te importi i mbetjeve.

“Por si nuk dëgjuam frymëzim nga BE-ja për luftën kundër korrupsionit, për mbrojtjen e zonave të mbrojtura? Kujtohemi vetëm kur ka raste të tilla favorizuese, ku lista e përfituesve është e kufizuar në vetëm dy apo maksimumi tre kompani”, shprehet Tabaku.