Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, foli sot në lidhje me shpopullimin e vendit dhe situatën politike.
Teksa mbajti fjalën e tij në një konferencë për shtyp Meta iu rikthye debatit në lidhej me mbetjet toksike.
Sipas tij, deputetët e PL duhet të bashkohen me deputetët e tjerë të opozitës për të kërkuar hetim parlamentar.
“Skandal që kërkojmë hetim parlamentar. Edhe deputetët tanë të bashkohen me ata të opozitës për të hetuar e për të bashkëpunuar me autoritetet ndërkombëtare për këtë skandal që dëmton edhe imazhin e Shqipërisë si destinacion turistik”, tha Meta.