Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë konferencës “Tirana Diplo 2024” u ndal te turizmi, për të cilin tha se këtë vit shifra e turistëve që do të vizitojnë Shqipërinë është mbi 10 mln.
Rama tha se vitin e kaluar Shqipëria priti 10 mln turistë, por këtë vit kjo shifër do të jetë edhe më e madhe.
“Sot Shqipëria është mangnet që tërheq vizitor, vjet arritëm që të kishim 10 milionë turistë dhe shifra e këtij viti mund të jetë edhe më e lartë dhe është një e dhënë që reflektohet në zhvillimin e vendit, në rritjen e ekonomisë dhe pagave në vend. Sot kemi një pagë në sektorinë publik që shkon 900 euro, në sektorin privat sot paga është më e lartë se më parë.
Kemi një rritje të investimeve të huaja dhe kemi një interesim të madhe për Shqipërinë, jo vetëm në askeptin e turizmit, por edhe në sektorët strategjik nga energjia tek telekomunikacioni, ndërtimi e me radhë dhe këto duhet të na thonë që stadi në të cilin gjendemi është i favorshëm për të synuar hapin e madh përfundimtar dhe për ta vendosur flamurin tonë në oborrin e BE në Bruksel”, tha ai.