Presidenti i Bajram Begaj priti sot në një takim Zëvendëskryeministre Tanja Fajon dhe Ministre për Punët e Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Sllovenisë.

Gjatë bisedës u vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve dhe u theksua rëndësia e ruajtjes së kësaj fryme bazuar në interesat e përbashkëta, partneritetin në NATO dhe perspektivën e përbashkët evropiane.

Presidenti vlerësoi mbështetjen që Sllovenia ka dhënë dhe jep për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe politikat e zgjerimit të Unionit në Ballkanin Perëndimor.

Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një objektiv i përbashkët i rajonit, – u shpreh Presidenti i Republikës, – duke theksuar se në Shqipëri ky vizion ka nxitur transformimin përmes ecurisë së reformave.

“Ai, gjithashtu, i ka dhënë një shtysë të madhe synimeve tona rajonale për paqen dhe stabilitetin, zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe nismave të tjera me rëndësi për zhvillimin e Ballkanit”, – u shpreh Presidenti Begaj gjatë takimit me Ministren e Jashtme sllovene, Tanja Fajon.