Partizani ka prezantuar sot trajnerin e ri Aleksandar Veselinoviç në një konferencë për mediat.
Nuk bëhet e ditur kohëzgjatja e kontrës me trajnerin serb, i cili ka një CV të pasur duke drejtuar disa klube.
54-vjeçari është një emër i njohur në Serbi ku ka drejtuar Kombëtaren e moshave si dhe skuadrën e Vojvodinës në elitë.
Vitet e fundit ai ka trajnuar në Arabinë Saudite me Al-Batin dhe së fundmi Al-Dhafra. Që prej verës së vitit 2023 ai nuk ka qenë në krye të një ekipi.
“Aleksandar Veselinoviç merr zyrtarisht drejtimin e Partizanit. Trajneri 54 vjeçar është prezantuar sot në konferencën për mediat nga drejtori sportiv i klubit Arbër Abilaliaj”, thuhet në njoftimin e Partizanit.





