Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka qenë i ftuar në “Podcastin i Lirisë”, ku ka folur për jetën e tij politike, por dha edhe një mesazh për të rinjtë. “Brezi i ri- tha – Ilir Meta duhet të shkundet për të qenë i ndërgjegjshëm”.
Po ashtu, Ilir Meta tregoi edhe historinë si u bë deputet në zgjedhjet e vitit 1992. Sipas tij, PS, e cila sapo kishte dalë nga petku i Partisë së Punës i ishte lutur që të kandidonte për deputet në Berat.
Meta tha se ëndrra e tij ishte që të bëhej pedagog, por situata e bëri që të merrej me politikë.
“Problemi im është se unë kam vështirë të kënaqem me veten, por edhe me të tjerët. Mendoj se perfeksionimi nuk është shumë i këshillueshëm, por pa disa qëllime të mëdha dhe pa u përmirësuar pa dyshim që nuk ke çfarë jep më.
Arritjet e mia janë të çuditshme, por mua nuk më bëjnë përshtypje sepse situata ku ndodhet vendi nuk krenohem.
Duhet ndihmuar që të shkundet brezi i ri për të qenë i ndërgjegjshëm. Nëse nuk shkundet tani dhe nëse nuk organizohet tani e humbet. Ëndrra ime ishte të bëhesha pedagog, por ashtu ndodhi.
PS mu lut me 700 manovra, më bënë edhe një kurth mund ta themi dhe unë u vendosa kandidat në Berat. Kjo është një arritje ime.
Një tjetër arritje ishte që unë krijova LSI, sepse PS e kishte bllokuar integrimin dhe unë vendosa një bast të fortë. Edhe pse kisha një parti të re nuk e vendosa veten time listë, por thashë unë jam nën mazhoritar dhe nëse populli i Skraparit nuk më voton nën mazhoritar nuk kam pse shkoj në Parlament. Fitorja në Skrapar ishte bindëse dhe ishte një fitore personale.
Jam edhe nënshkrues i kartës së Adriatikut, kjo ishte programi si Shqipëria do hynte në NATO dhe Shqipëria hyri në NATO”, tha ndër të tjera Ilir Meta.