Me boom-in turistik të viteve të fundit, Durrësi vijon të mbajë fronin e kryeqytetit shqiptar të turizmit. Për të përballuar numrin gjithnjë në rritje të turistëve nga shumë vende të botës, në qytet dhe përgjatë vijës bregdetare kanë hedhur shtat shumë struktura hoteliere, që mirëpresin turistët që vijnë në vendin tonë përmes udhëtimeve me avion charter, grupeve të organizuara apo udhëtimeve individuale.
Bulevardi “Epidamn”, që përshkon mes për mes zonën historike të qytetit, (i njohur ndryshe si Rruga Tregtare), është rijetëzuar mjaft vitet e fundit, pasi shumë nga godinat historike të viteve 20-30 të shekullit të kaluar (prona të familjeve tregtare durrsake) janë rikonstruktuar tërësisht për t’u transformuar në Hotel Boutique, që mirëpresin vizitorët e huaj në çdo stinë të vitit.
Çmimi i dhomave në pjesën më të konsiderureshme të hotel boutique-ve në Durrës në sezonin e ulët nis nga 60-70 euro në natë, ndërsa në sezonin e lartë çmimet pësojnë një rritje të konsiderueshme duke nisur nga 90-100 euro e sipër.
Po cilat janë disa nga hotel boutique & SPA më të njohura të qytetit?
Më poshtë i gjeni të listuara* në rend alfabetik, sipas emrit me të cilin ata janë regjistruar në një prej agjencive online më të mëdha të udhëtimit; Booking.com.
2 KITARRAT Boutique Hotel & SPA
Hoteli “2 Kitarrat” ndodhet shumë pranë shëtitores bregdetare, në një nga zonat më të bukura të Durrësit. 100 metra larg plazhit më të afërt dhe 500 metra larg qendrës së qytetit është zgjedhja perfekte për ata që kërkojnë një eksperiencë për t’u mbajtur mend. Me dhomat e arreduara në stilin barok, restorantin me muzikë live dhe SPA-në, ku mund të kryeni trajtime trupi apo fytyre sipas preferencave tuaja, hotel “2 Kitarrat” është unik në stilin e tij. Gjatë ditëve të qëndrimit mund të eksploroni qytetin, por edhe të shijoni plazhin, duke kombinuar kështu turizmin kulturor me banjot e diellit dhe notin në ujërat e kaltërta të Adriatikut.
280 përshtypjet e klientelës në Booking.com (deri në momentin e publikimit të shkrimit) e vlerësojnë hotelin me notën 9.1 (Wonderful – I mrekullueshëm).
Stafi gjithnjë i gatshëm t’iu ndihmojë, pastërtia, afërsia e hotelit me detin dhe shëtitoren bregdetare, ku mund të admironi perëndimet magjike të diellit, por edhe shërbimet si banjo turke e jacuzzi janë disa nga përshtypjet më të shpeshta pozitive, që klientët nënvizojnë për qëndrimin e tyre tek hotel “2 Kitarrat”.
Art Gallery Boutique Hotel
Art Gallery është një nga strukturat hoteliere më të reja në qytet, i hapur në vitin 2024. Godina 4 katëshe, e pozicionuar shumë pranë Amfiteatrit dhe qendrës së qytetit, ofron kushte optimale për klientët. 19 dhomat e tij dallohen për dizajnin elegant, komfortin dhe pamjen mbresëlënëse që ofrojnë nga ballkonet e tyre. Vetëm 36 km larg aeroportit “Nënë Tereza” dhe shumë pranë qendrës dhe plazhit të Currilave apo Kallmit, hoteli është përzgjedhja perfekte për ata që duan të eksplorojnë Durrësin, vijën bregdetare apo trashëgiminë e pasur kulturore që ofron qyteti 3000-vjeçar. Hoteli disponon një kopësht, sallë pritjeje, taracë dhe bar. Pavarësisht se është hapur vetëm para disa muajsh, klientela ka qenë e larmishme nga shumë vende të BE-së dhe më gjerë.
Hoteli ofron mëngjes bufe të bollshëm dhe mjaft të shijshëm.
119 përshtypjet e klientelës në Booking.com (deri në momentin e publikimit të shkrimit) e vlerësojnë hotelin me notën 9.7 (Exceptional – I jashtëzakonshëm).
Pjesa më e madhe e klientëve të hotelit, në përshtypjet e tyre vlerësojnë si pika të forta të “Art Gallery”, pozicionin e godinës, pastërtinë, komfortin që ai ofron dhe stafin mjaft të edukuar dhe miqësor. Dekori modern i dhomave dhe arkitektura e fasadës së jashtme kanë lënë mbresa tek shumë nga klientët e hotelit.
Envy Hotel
Hoteli “Envy” ndodhet në qendrën historike të Durrësit, pak metra larg bulevardit “Epidamn”. Me arredimin modern dhe elegant, ambientet e godinës 4 katëshe ofrojnë një qëndrim mjaft komod dhe relaksues. Shumë pranë tij ndodhen disa nga sitet arkeologjike dhe historike më të njohura të qytetit, si Amfiteatri, Kulla Veneciane, Muret rrethuese etj. Hoteli me 4 yje ju ofron shërbim në dhomë, si dhe në sallën e përbashkët. Nga taraca e hotelit mund të admironi qytetin e Durrësit, ndërsa konsumoni një koktejl apo një pije tjetër.
Hoteli ofron mëngjes bufe ose sipas preferencës suaj (à la carte).
144 përshtypjet e klientelës në Booking.com (deri në momentin e publikimit të shkrimit) e vlerësojnë hotelin me notën 9.0 (Wonderful – I mrekullueshëm).
Pozicioni i hotelit, eleganca dhe hapësira e dhomave, stafi shumë miqësor dhe mëngjesi i shijshëm janë disa nga pikat më të forta të hotelit “Envy”, që vlerësohen në pjesën më të madhe të përshtypjeve të klientëve të tij.
Giulia Albérgo Hotel
Hoteli “Giulia Albergo” është i pozicionuar shumë pranë qendrës së qytetit dhe disa prej monumenteve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të Durrësit. I hapur vetëm pak vite më parë, hoteli disponon 25 dhoma, të arreduara në stilin neo klasik. Ai është përzgjedhja perfekte për klientët që duan të kombinojnë turizmin kulturor me pushimet në bregdet gjatë ditëve të qëndrimit të tyre. “Giulia Albergo” ndodhet 2 km larg plazhit të Kallmit dhe 2.5 km larg plazhit të madh, dy nga destinacionet më të rëndësishme turistike të qytetit.
Hoteli ofron mëngjes bufe ose mëngjes amerikan.
894 përshtypjet e klientelës në Booking.com (deri në momentin e publikimit të shkrimit) e vlerësojnë hotelin me notën 9.4 (Wonderful – I mrekullueshëm).
Në pjesën më të madhe të përshtypjeve, klientët shprehen se pëlqejnë faktin se hoteli ndodhet në qendrën historike të Durrësit dhe duke ecur në këmbë mund të vizitosh shumëçka nga qyteti. Stafi është mjaft miqësor, dhomat janë të pastra dhe hoteli është një vend, ku gjen qetësi.
Hotel Brais
Hotel “Brais” ndodhet në qendrën historike të qytetit, shumë pranë Amfiteatrit, të ndërtuar në shekullin II të e.s., të cilin mund ta admironi nga ballkoni i dhomës. Afërsia e tij me bulevardin “Epidamn” jua lehtëson së tepërmi aksesin në qendrën e qytetit dhe në shëtitoren bregdetare. Dhomat e arreduara këndshëm ju garantojnë një qëndrim disa ditor relaksues. Gjatë ditëve të qëndrimit mund të eksploroni qytetin apo të frekuentoni plazhin e Currilave, që ndodhet rreth 10-15 minuta larg, në këmbë.
Mëngjesi serviret në formën bufe ose kontinental.
135 përshtypjet e klientelës në Booking.com (deri në momentin e publikimit të shkrimit) e vlerësojnë hotelin me notën 8.8 (Excellent – I shkëlqyer).
Klientët vlerësojnë më së shumti në përshtypjet e tyre pozicionin e hotelit, taracën në katin e katërt, komfortin e dhomave me hapësirë të konsiderueshme, por edhe stafin miqësor dhe të gatshëm për t’i ndihmuar.
Hotel Epidamn Boutique & Spa
Hotel “Epidamn” është i pozicionuar në qendër të bulevardit “Epidamn”, i cili gjatë sezonit të verës kthehet në pedonale në orën 19.00-23.00, çdo ditë. Shumë pranë zonës historike të qytetit, godina luksoze 4 katëshe ju ofron akses shumë të lehtë në shumë prej siteve të trashëgimisë kulturore të Dyrrahut antik. Klientët kanë mundësi të përdorin hamamin dhe qendrën e bukurisë (SPA) së hotelit. Njëkohësisht hoteli ka edhe një kopësht, parking privat falas, restorant dhe bar. Vetëm 1.2 milje larg plazhit të Kallmit dhe 1.5 milje larg Plazhit të madh, hotel “Epidamn” është përfekt për klientët të apasionuar pas turizmit kulturor, por edhe notit dhe banjove të diellit.
Mëngjesi serviret sipas preferencave tuaja (à la carte).
1395 përshtypjet e klientelës në Booking.com (deri në momentin e publikimit të shkrimit) e vlerësojnë hotelin me notën 8.9 (Excellent – I shkëlqyer).
Një qëndrim i këndshëm dhe i rehatshëm i konsiderojnë pjesa më e madhe e klientelës ditët e kaluara në hotel “Epidamn”. Njëkohësisht ata vlerësojnë dizajnin luksoz dhe elegant në të njëjtën kohë të dhomave, stafin shumë miqësor dhe ushqimin e shijshëm të servirur në mëngjes, por edhe në restorantin e hotelit.
Hotel Kloest
Hotel “Kloest” ndodhet në Durrës, shumë pranë Kullës Veneciane dhe sheshit “Veliera”. Afërsia e tij me zonën historike të qytetit u jep mundësi turistëve, që duan të njohin më mirë qytetin 3000-vjeçar, të ecin vetëm disa qindra metra për të vizituar Amfiteatrin e shekullit II të e.s., Forumin Bizantin, Termat Romake, Muret Rrethuese, shëtitoren bregdetare etj. Dizajni elegant i dhomave, hapësirat e bollshme dhe panorama që ato ofrojnë e bëjnë qëndrimin edhe më të këndshëm. Në hotel, krahas shërbimeve të tjera, do të gjeni edhe një ATM, një fotokopje dhe faks.
Mëngjesi serviret në formën bufe dhe ka larmishmëri produktesh.
1326 përshtypjet e klientelës në Booking.com (deri në momentin e publikimit të shkrimit) e vlerësojnë hotelin me notën 9.0 (Wonderful – I mrekullueshëm).
Në përshtypjet e tyre, klientët vlerësojnë pozicionin e hotelit shumë afër qendrës dhe restoranteve më të mira si dhe stafin shumë të kujdesshëm e profesional. Mëngjesi shumë i shijshëm dhe pastërtia janë të tjera pika të forta të hotelit, të konstatuara nga klientët e tij.
Hotel Nais
Hotel “Nais” ndodhet në qendrën historike të Durrësit dhe ofron për klientelën e tij një qendrim shumë të këndshëm. Me mikpritjen dhe ambientin familjar, ai është përzgjedhja perfekte për klientët që kërkojnë dhoma komode, aksesueshmëri në qytet, një vend të qetë dhe plot histori. Afërsia me zonën turistike të Currilave, Kallmit apo Plazhit të madh u mundëson klientëve frekuentimin e disa prej plazheve më të bukura të qytetit. Ambientet e përbashkëta janë të kuruara në detaje nga dora e kujdesshme e pronarëve të tij. Hoteli është vetëm pak metra larg bulevardit “Epidamn”, ku mund të gjeni një larmishmëri dyqane suveniresh, butikësh, baresh, pastiçerish etj.
Hoteli servir mëngjes të bollshëm, me ëmbëlsira të përgatitura në shtëpi nga zonja Lika.
248 përshtypjet e klientelës në Booking.com (deri në momentin e publikimit të shkrimit) e vlerësojnë hotelin me notën 9.6 (Exceptional – I jashtëzakonshëm).
Në pjesën më të madhe të përshtypjeve, klientët rendisin mikpritjen e pronarëve të hotelit si pikën më të fortë të kësaj strukture hoteliere. Gjatë verës, ditën e mbërritjes klientëve u serviret çaj mali i ftohtë, ndërsa në dimër çaj i nxehtë me limon. Pozicioni i hotelit shumë afër qendrës, stafi shumë i mirë, mëngjesi i bollshëm dhe pastërtia janë të tjera përshtypje pozitive të klientelës.
Hotel Veliera
Hotel “Veliera” ndodhet në fund të bulevardit “Epidamn”, shumë pranë Kullës Veneciane, sheshit “Veliera” dhe hyrjes së portit të Durrësit. Me arredimin e tyre elegant dhe pamjen nga bulevardi qendror apo porti i Durrësit dhe deti, dhomat familjare të hotelit ju ofrojnë një qëndrim shumë të këndshëm. Afërsia e tij me qendrën dhe monumentet më të rëndësishme arkeologjike dhe historike, u jep mundësi klientëve të eksplorojnë qytetin 3000-vjeçar, shëtitoren bregdetare apo plazhin e Currilave dhe Kallmit, si dhe të drekojnë apo darkojnë në disa nga restorantet më të mira të Durrësit.
Hoteli ofron mëngjes kontinental ose bufe.
476 përshtypjet e klientelës në Booking.com (deri në momentin e publikimit të shkrimit) e vlerësojnë hotelin me notën 8.6 (Excellent – I shkëlqyer).
Në përshtypjet e tyre, klientët bien thuajse të gjithë dakort se hoteli ka një pozicion shumë të mirë, në një nga zonat më të bukura të qytetit, ndërkohë që pika të tjera të forta të tij janë hapësira e dhomave elegante, mëngjesi i mirë dhe pastërtia.
Hotel Boutique Vila 8
Hotel “Vila VIII” ndodhet në qendër të Durrësit, shumë pranë bashkisë dhe sheshit “Liria”, në një nga lagjet më të vjetra të qytetit. Afërsia që ka me sitet e trashëgimisë kulturore të antikitetit të hershëm dhe të vonë, por edhe baret dhe restorantet më të njohura të zonës, jua lehtëson së tepërmi qëndrimin në Durrës dhe vizitat në destinacionet më të vizituara turistike. Hoteli është vetëm 1.3 milje larg plazhit të Kallmit dhe 1.5 milje larg Plazhit të madh, prandaj nëse dëshironi të frekuentoni plazhet e bukura të Adriatikut gjatë verës përzgjedhja e hotel “Vila VIII” është e duhura. Dhomat e arreduara në mënyrë elegante, ju ofrojnë gjithë komfortin dhe qetësinë e kërkuar, larg zonave të mbingarkuara me pushues gjatë sezonit veror.
385 përshtypjet e klientelës në Booking.com (deri në momentin e publikimit të shkrimit) e vlerësojnë hotelin me notën 8.8 (Excellent – i Shkëlqyer).
Shumë nga klientët që kanë lënë përshtypjet e tyre lidhur me ditët e qëndrimit në hotel “Vila VIII”, do të riktheheshin të qëndronin sërish aty pasi stafi është shumë miqësor dhe i gatshëm të ndihmojë, mëngjësi shumë i shijshëm, ndërsa dhomat i përngjajnë një oazi qetësie.
*Lista mund të përditësohet në vijim me emra të tjerë hotelesh