Kosova u mund 3-0 nga Rumania në “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e vlefshme për Nations League. Mircea Lucesku, trajneri i rumunëve ka komentuar edhe vërshëllimat e “Dardanëve”, në drejtim të tyre. “Duhet të kuptojmë se është edhe faji ynë, që i provokuam në ndeshjet e kaluara. Do të doja që njerëzit tanë t’i qasen ndryshe futbollit dhe fenomenit, me një sjellje tjetër, me respekt për njerëzit që janë në terren, me respekt për të gjithë vendin.E dija që kjo do të ndodhte. Lojtarët ishin përfaqësues të denjë të vendit në këto kushte të vështira. Ne ishim të përgatitur paraprakisht”. “Është thjesht një fitore. Nuk e mendoja se do të fitonim 3-0. U kërkova lojtarëve vetëm një gjë para ndeshjes: kur të përfundojë ndeshja dhe ata të largohen nga fusha, të binden se dhanë gjithçka për të fituar, kjo është e gjitha” – tha ai.
Trajneri i Rumanisë komenton vërshëllimat në Kosovë: “I kemi provokuar në ndeshjet e kaluara, kemi faj edhe ne”
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
A do të ketë paqe mes Rusisë dhe Ukrainës? Witkoff dhe Kushner takime me delegacionet e Moskës dhe Kievit
SHBA sekuestron një anije cisternë me pronësi kineze pranë Venezuelës, rrit presionin ndaj regjimit Maduro
Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor
Travis Scott dhe Tyla në një lidhje romantike?





