Komisioni për Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë ka nisur me debate të shumta mes deputetes demokrate Albana Vokshi dhe Ministres së Shëndetësisë Albana Koçiu.Deputetja Albana Vokshi iu rikthye çështjes së akulloreve kanceroze në treg dhe mungesës së masave, duke iu drejtuar ministres së Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale dhe kërkuar shpjegime përse nuk ishin marrë masat e duhura.

Kryetari i KLSH ngriti shqetësimin për 13,2 tonë akullore të konsumuara. Nuk u mor asnjë masë. Madje Prokuroria e pushoi. Çfarë është bërë me këtë çështje, pasi njeriu që e hetoi dhe denoncoi u akuzua e sulmua nga mazhoranca. A mendoni ju dhe prokurorët për fëmijët, a kanë fëmijë ata. Duhet të mendojmë për fëmijët tanë. Nga informacionet që kemi ka ende produkte të tjera si mishi apo të tjera, me substanca të dëmshme për qytetarët. A keni një qëndrim për këtë çështje, përdorimin dhe konsumimin e produkteve për fëmijë e jo vetëm, të dëmshme dhe të tjera në tregun ushqimor, a keni ndërmarrë juve ndonjë hap si institucion në lidhje me situatat alarmante?’, tha Vokshi.

Ministrja Koçiu iu përgjigj se ishin marrë masat e duhura, se një pjesë e mirë e këtyre akulloreve janë bllokuar dhe nxjerrë nga tregu dhe se kontrollet për këto çështje janë periodike dhe vijojnë në çdo biznes.

Në kuadër të ligjit ushtrohen kontrolle për mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit’, tha Koçiu