Të mërkurën kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha do të paraqitet në SPAK për t’ju komunikuar akuza.
Lidhur me këtë zhvillim, Klevis Balliu shkruan në Facebook se Berisha ndodhet 10 muaj nën masë arresti dhe SPAK akoma nuk ka ngritur akuzë.
Balliu: E vetmja gjë që duhet të bëjnë të mërkurën është të kërkojnë ndjesë. Kryetarit të opozitës dhe opozitës gjithë Shqipërisë! 10 muaj nën masë arresti dhe SPAK akoma nuk ka ngritur akuzë.
Tani pas 10 muajsh dhe pas 4 vite hetime të dala bosh pa asnjë provë dhe asnjë fakt drejtësia Rama thotë se do të ngrejë akuzë.