Media një e mirë publike, kështu e ka vlerësuar median Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha gjatë një takimi prezantues me gazetarët paraditen e sotme, ndërkohë që ka theksuar se reformimi i Policisë së Shtetit, do të promovojnë gra dhe vajza të Polcisië në role drejtuese
Ndër prioritetet e Ministrit të ri të Brendshëm, Ervin Hoxha, është edhe promovimi në role drejtuese i grave dhe vajzave, të cilat janë pjesë e Policisë së Shtetit.
Ministri Hoxha shtoi se, për herë të parë ka vendosur në objektivat e tij edhe dhënien e mundësisë për efektivet gra dhe vajza, që të garojnë e të marrin poste drejtuese në Policinë e Shtetit.
Gjatë paradites së sotme Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha gjatë një takimi prezantues me gazetarët ndër të tjera ka theksuar se ka ardhur koha dhe është domosdoshmëri vlerësimi i rolit vajzave dhe grave në Polici, duke ju dhënë mundësinë për të konkurruar në nivele të mesme dhe të larta drejtuese në Policinë e Shtetit.
Po gjatë takimit ministri Hoxha renditi tri nga objektivat e punës së tij për vitet 2024-2025, ndër të cilat implementimi i ligjit të ri për Policinë e Shtetit; “Smart City”, një projekt që synon rritjen e sigurisë publike e rrugore, përmes instalimit të një sistemi të integruar kamerash; si dhe Identiteti Digjital, ku çdo qytetar do ketë në celularin e tij pasaportën ose ID-në digjitale.
Për Ministrin Hoxha është e pakuptimtë që gra dhe vajza në Policinë e Shtetit, madje të trajnuara dhe jashtë shtetit nuk iu është dhënë mundësia për të konkuruar në role drejtuese si shefe komisariati apo drejtore policie.
Me implementimin e ligjit të ri tha z. Hoxha do rikuperohet dhe kjo mangësi.
Po gjatë takimit Hoxha vlerësoi rolin e medias dhe theksoi se marrëdhëniet mes Ministrisë se Brendshme dhe gazetarëve do ngrihen në nivel tjeter, pasi roli i medias ështe thelbësor, një nga urat lidhëse mes Policisë e publikut dhe është një oponencë e mirë në punën tonë. Për mua si Ervin dhe si Ministër i Brendshëm media është një e mirë publike u shpreh ai.