Ritëm, energji rinore, por edhe shumë argëtim dhe atmosferë festive në Durrës gjatë netëve verore dhe fundjavave në të gjitha stinët e vitit.
Qyteti nr.2 i Shqipërisë di sesi të festojë, sidomos gjatë sezonit veror, kur popullsia e tij dyfishohet për shkak të flukseve turistike. Është piikërisht kjo periudha, kur klubet verore janë në kulmin e aktivitetit të tyre.
Larmishmëria e alternativave muzikore, që ofrojnë lokalet e natës apo diskot verore e kanë kthyer zonën e Currilave, Plazhit apo Shkëmbit të Kavajës në pikëtakimin e të gjitha brezave.
Pjesa më e madhe e tyre janë të ideuar si një ndërthurje harmonike mes restorantit dhe lounge bar-it, duke ofruar në të njëjtën kohë hapësira për konsumimin e koktejleve më të mira sipas preferencës suaj dhe pjatave mjaft të shijshme të kuzhinës italiane.
Muzika e mirë është “qershia mbi tortë” më pas, për t’i shtuar adrenalinën argëtimit.
Në profilet zyrtare në rrjete sociale të secilit lokal nate mund të merrni informacion të përditësuar lidhur me këngëtarët apo DJ e ftuar, datat respektive të koncerteve etj.
Nëse jeni në kërkim të ndonjë lounge bar-i apo diskoje verore në Durrës, ku mund të kaloni bukur mbrëmjet verore dhe jo vetëm dhe të argëtoheni nën tingujt e muzikës së mirë, më poshtë po ju rendisim disa prej tyre:
Është vendi i përsosur për të shijuar netët verore nën tingujt e hiteve të këngëtarëve më të famshëm shqiptarë, brenda e jashtë kufijve amë.
I pozicionuar në zonën e Kallmit, ai është klubi veror më i madh në Durrës, por është aktiv vetëm përgjatë muajve të verës.
Në Aqua mund të shijoni një darkë të qetë me të dashurit tuaj, mund të kaloni orë të kënshme në bar nën shoqërinë e miqve tuaj ose mund të kënaqeni nën tingujt e muzikës, që i kthen netët tuaja në momente për t’u mbajtur mend gjatë.
Mbrëmjet e muzikës live & DJ organizohen kryesisht gjatë fundjavave verore, por edhe përgjatë gjithë vitit. Ndodhet në zonën e Currilave.
I pozicionuar në qendër të Durrësit është lehtësisht i arritshëm në këmbë. Gjatë fundjavave, përgjatë gjithë vitit, janë të ftuar disa nga emrat më të njohur të muzikës pop&rock në Shqipëri.
I hapur vetëm pak muaj më parë, OMA Restaurant & Beach Lounge është kthyer në një nga klubet verore më të frekuentuara nga të rinjtë në zonën e Currilave.
Tingujt e muzikës dance i kthejnë ambientet e këtij klubi në super të populluara, por krahas muzikës së mirë, pjatat mjaft të shijshme që gatuhen në kuzhinën e tij janë një tjetër motiv që do ju bëjnë të riktheheni sërish aty.
Është një nga vendet më të njohura në Durrës, sepse mbrëmjet e fundjavave me muzikë live janë kthyer në një traditë të bukur që vijon prej vitesh. I pozicionuuar në zonën e Currilave, frekuentohet më së shumti nga vendasit, por edhe turistët e huaj nuk mungojnë.
Nuk ka rëndësi se kur e vizitoni qytetin bregdetar, në verë apo në dimër, tek “2 Kitarrat” muzika tradicionale nuk pushon asnjëherë….
Është një nga klubet verore më të njohura në zonën e Plazhit, ku vendasit dhe të huajt kalojnë së bashku netët e nxehta me muzikë live.
Emrat e njohur të muzikës tradicionale shqiptare e ndezin atmosferën në breg të detit dhe është mision i pamundur të mos ngrihesh për të kërcyer. Madje, shumë nga klientët e hotelit u bashkohen kërcimeve nga ballkonet e dhomave të tyre.