Të gjithë menduan se Brazili i largoi “fantazmat” që 5 herë kampionët e botës mund të rrezikonin marrjen pjesë në Kupën e Botës 2026, pas suksesit 1-0 ndaj Ecuadorit, por ja që për t’I rikthyer ato mendoi Paraguai. Vendasit i shkaktojnë një humbje shumë të rëndë Brazilit, një humbje që I vendos ata në pozita aspak komode sa I takon shanseve për kualifikim në kupën e botës pas 2 viteve. Një perlë e Gomez në minutën e 20-të i mjaftoi vendave për të mposhtur gjigandët Brazilian, të cilët zhgënjyen sërish jo vetëm në rezultat por edhe në performance.
Të besuarit e Junio Dorival nuk ishin në gjendje të kundërpërgjgijeshin, duke marrë kështu humbjen e 4 në 8 ndeshje, e 4 në 5 ndeshjet e fundit, duke qenë vetëm 1 pikë mbi zonën e rrezikut, ose më saktë vendit të 8 që të nxjerr jashtë pjesëmarrjes në Kupën e Botës. Pas kësaj disfate nuk mund ta fshehte zhgënjimin kapiteni i skuadrës Danilo: Na duhet ta pranojmë që po kalojmë një moment të vështirë. E dim që jemi në një faze tranzicioni, por po hasim vështirësi. Na duhet të gjejmë mekanizmat e duhura të gjithë si skuadër për ta tejkaluar këtë moment dhe të rikthehemi tek rezultatet pozitive.