I shoqëruar nga përfaqësues të Partisë Demokratike, deputeti Ervin Salianji është paraqitur këtë të premte në ambientet e Gjykatës së Apelit, ku ka ankimuar vendimin e 2019-s të Shkallës së Parë që e dënoi atë me një vit burg për çështjen “Babale”.
Në mbështetje të Salianjit ndodhen të pranishëm deputetët e opozitës: Ferdinad Xhaferi, Emilja Koliqi, Saimir Korreshi, Elda Hoti, Agron Gjekmarkaj, Lefter Gështenja, Bledian Nallbati, Dhurata Çupi, Luan Baçi, Gazment Bardhi, Luçiano Boçi, Ludovik Hasani, Kastrioti Piroli, Dashnor Sula dhe Asllan Dogjani.
Deputeti i selisë blu u shpall fajtor nga shkalla e parë me 1 vit burg për kallëzim të rremë në lidhje me çështjen “Babale”. Në apel çështja është dërguar dhe nga gazetari Jetmir Olldashi, i cili në shkallën e parë u dënua me 6 muaj burg të konvertuar në 100 orë shërbim komuniteti.