Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali i dorëzoi stafetën e drejtimit politik të PS Shkodër, Kryetarit të Bashkisë së këtij qyteti Benet Beci.

Ajo tha se stafetën e ka dorëzuar në duart e një miku të mirë e të përkushtuar, duke e ditur që do të njohë vetëm sukses.

“E bindur se nën drejtimin e Benet Beci, superpuna e ekipit tonë në qarkun Shkodër, do të njohë vetëm rritje.

Dorëzoj stafetën në duart e një miku të mirë e të përkushtuar, duke e ditur që do të njohë vetëm sukses.

Rienergjizimi i Partisë Socialiste ishte një proces model, që afroi pranë familjes tonë politike akoma dhe më shumë anëtarë, të rinj e të reja, gra e burra, profesionistë, qytetarë të mirë, që besojnë në projektin madhor kombëtar #Shqipëria2030.

Një falënderim me zemër për secilin, për punën e shkëlqyer, mundin, pasionin, dhe gjithçka të arritur në supersfidën tonë”, njofton Spiropali.