Disa ditë më parë, një 74-vjeçare denoncoi djalin dhe nusen e djalit se e kanë dhunuar.

E moshuara ka rrëfyer për News 24 tmerrin që ka kaluar, teksa është dhunuar nga i biri dhe bashkëshortja e tij. 74-vjeçarja tha se djali i saj ka qenë në burg në Greqi për 21 vite, ndërsa ka dhënë edhe detaje rrëqethëse nga dhuna e ushtruar ndaj saj.

E moshuara e dhunuar: Unë jam Vjollca Murri dhe jam 74 vjeçe. Nusja më ka ardhur me bishtin e fshesës, me qëllim për të më rrahur. Më ka gjuajtur me shkopin e fshesës. Pas asaj, erdhi djali. Nusja mësoi shumë keq çunin e vet, i dha dy gurë në dorë dhe i tha t’i bjerë gjyshit të vet. I dola djalit përpara. Nusja më ka rrahur përpara një jave. U bëra zi, më këputi dhe varësen, prapë më ka rrahur. Më ra me shkopin e fshesës, duke më thënë se “djalin tim nuk e rreh dot”. Erdhi djali im, djali më mbante dhe nusja më gjuante. Më gjuanin me shkop. Më ka rrahur sërish. Vetëm pse i thashë djalit ku shkon me gur. Djali nisi të qajë e tha që më rrahu nëna. /BW