Ditën e sotme ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka raportuar në Komisionin e Sigurisë gjendjen e rendit në vend dhe ngjarjet kriminale të ndodhura së fundmi.

Hoxha ka deklaruar në komision se janë kapur 17% më shumë persona në kërkim kombëtar në periudhën janar-gusht të këtij viti, më shumë se vitin e kaluar.

“Ngjarjet kriminale të ndodhura: Mirditë 2024 është gjetur i vrarë një shtetas me armë zjarri. Memaliaj ngjarja për motive të dobëta, ngjarja u zbardh u arrestuan 4 shtetas. Tiranë një shtetas ka mbytur me litar bashkëshorten dhe dy kafshët, më pas është vetvrarë. Për personat në kërkim kombëtar janë kapur 17% persona janar-gusht më shumë se vitin e kaluar, ndërsa në kërkim ndërkombëtar janë kapur 61% më shumë. Kapja e personave në kërkim ndërkombëtar është një bashkëpunim mes Interpolit dhe policisë ndërkombëtare. Ligji i ri i Policisë së Shtetit i hapi rrugën drejtësisë. Në fillim të këtij ligji drejtori hapi rrugën për aplikim dhe janë paraqitur 50 aplikantë, emrat e të cilëve janë bërë tashmë publike. Në përfundim të renditjes, ministri i paraqet kryeministrit emrin më me shumë pikë dhe më pas kalon në Komision”,-tha ndër të tjera Hoxha.