Prokuroria e Posaçme i ka shtuar një tjetër akuzë dy ish-drejtorëve të Bashkisë Tiranë, Redi Molla dhe Mariglen Qato. Bëhet me dije se prokurori i çështjes, Klodian Braho, u shtoi dy ish-drejtorëve akuzën “pastrim parash”.
Komunikimi i akuzës së shtuar iu bë e njohur atyre dhe avokatëve në seancën e kësaj të hënë, e cila u zhvillua në orën 10.00.
Dy ish-drejtorët u arrestuan në muajin mars të këtij viti me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, në kuadër të hetimeve për dosjen “5D”. Ata u lanë në masën “arrest në burg”, ndërsa pesë persona të tjerë në masën “detyrim paraqitje”, konkretisht Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Deborah Keçi dhe Englatina Zere.
Sipas SPAK, Qato dhe Molla janë pronarë de facto të kompanisë “5D”, e cila sipas hetimeve, ka rezultuar fituese në disa tendera pranë bashkisë. Bëhet fjalë për 11 procedura tenderimi në harkun kohor të 6 viteve, nga 2016 deri në 2022. Kompania njihet dhe me dy emra të ndryshëm “Igor Electric” dhe “Vas construcion”.