SPAK ka mbyllur hetimet për dosjen “Partizani”. Avokatja e Sali Berishës Klodiana Gjyzari është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për të firmosur mbylljen e hetimeve dhe për të tërhequr vendimin.

Ajo u shfaq duke ecur teksa mbante në duar dosjen e Sali Berishës.