Drejtoreshë e komanduar e RTSH-së është emëruar Aurora Polo, e cila më parë ka qenë drejtuese e Albafilm si dhe zv.drejtore e përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar.
Ajo zëvendëson ish-drejtorin Alfred Peza që dha dorëheqjen me 6 shtator.
Në letrën e tij të dorëheqjes, theksohet përkushtimi ndaj detyrës gjatë periudhës që Peza drejtoi RTSH-në dhe ndryshimet e bëra në këtë institucion.