Gjatë një konference për mediat, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta komentoi vendimin e Gjykatës së Apelit për deputetin e PD-së, Ervin Salianji.
Meta e quajti këtë vendim si hakmarrje dhe përpjekje për t’i ndaluar Salianjit mundësimin e kandidimit për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Më tej ai tha se gjykatat e kanë të shkruar në ballë që marrin vendime partiake.
“Gjykatat e kanë në ballë që marrin vendime partiake politike dhe kjo është një hakmarrje e qartë ndaj deputetit Salianji, si pasojë e denoncimeve të forta që ai ka bërë ndaj trafikut të drogës. Është një përpjekje për t’i ndaluar mundësinë e kandidimit.
Nuk pritej ndonjë surprizë me këtë sistem kriminal drejtësie. Janë shumë pak akte të pavarura të gjykatave”, tha Meta.