Pas mbylljes së mbledhje së Këshillit Kombëtar të PD-së në prani të kamerave, Edi Paloka u është drejtuar demokratëve me porosi të qarta.

“Ishte menduar që të dielën në datë 6 të bllokoheshin akset në gjithë Shqipërinë. U vendos që data e nisjes së aksionit opozitar të jetë 7 tetori në Tiranë, të hënën ora 18.00.

Do nisim te Kryeministria, pastaj do lëvizim në të gjithë Tiranën. Detajet do t’i keni në momentin e duhur. Protesta jo siç i kemi bërë deri tani. Fjalime nuk do të ketë”, ka thënë ai.