Vangjel Tavo do të betohet këtë të hënë si kryetar i Bashkisë së Himarës. Sipas axhendës, ceremonia e marrjes së detyrës do të nisë në orën 10:00, duke vijuar më pas me kryerjen e betimit të kryebashkiakut Tavo.

Tavo u zgjodh kryetari i ri i bashkisë Himarë, gjatë zgjedhjeve të pjesshme që u mbajtën në këtë bashki pas dënimit me burg të Fredi Belerit.

Vangjel Tavo i PS fitoi me 58,62% të votave, ndërsa rivali politik i tij, Petro Gjikuria i koalicionit “Bashkë Fitojmë” mori 41,38% të votave.

Zgjedhjet e pjesshme u zhvilluan më 4 gusht në 36 qendra votimi të Bashkisë Himarë.